Celebrities Music Showbiz

E morëm mësysh mesa duket, Beyoncé detyrohet të ndryshojë një nga këngët e albumit të ri!

Herën e fundit që Beyoncé publikoi një album solo, ajo na dha “Lemonade”, një koleksion ‘vizual’ që mbërriti, pa paralajmërim paraprak, në vitin 2016. Kishte video kinematografike për të shoqëruar çdo këngë dhe regjistrimi u faturua nga vetë Queen Bey, si “një projekt konceptual i bazuar në udhëtimin e çdo gruaje për vetënjohje dhe shërim”.

Tashmë erdhi koha që ajo të nxirrte në treg “Renaissance”. Albumi i saj i ri dhe i shumëpritur përmban 16 këngë, në të cilat Beyoncé nuk është përqendruar tek videoklipet, por siç ka thënë dhe vetë ajo, i ka dhënë rëndësi muzikës. Në albumin e saj ajo ka përmendur dhe marrëdhëniet me bashkëshortin e saj Jay-Z, si dhe me të motrën Solange Knowles.

Por së fundmi këngëtarja ka konfirmuar se do të heqë një term fyes për personat me aftësi të kufizuara nga teksti i një prej këngëve të albumit të saj të ri, pasi u quajt “fyes” nga organizatat bamirëse dhe aktivistët për personat me aftësi të kufizuar. Në këngën “Heated”, e bashkë-kompozuar me reperin kanadez Drake, Beyoncé përdori një term nënçmues për diplegjinë spastike, një formë e paralizës cerebrale. Një përfaqësues i muzikantes tha për mediat e huaja se teksti do të ndryshojë. Në një deklaratë thuhet:

Fjala, e pa përdorur qëllimisht në mënyrë të dëmshme, do të zëvendësohet.

Në Mbretërinë e Bashkuar, termi në fjalë konsiderohet gjerësisht si fyes. Në vitin 2003, ajo fjalë u rendit e dyta në një sondazh të BBC-së për termat më fyes në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me këdo me aftësi të kufizuara. Në SHBA, megjithatë, ai term ende shfaqet në përdorim më të zakonshëm. Shkrimtarja australiane dhe avokatja e njerëzve me aftësi të kufizuar Hannah Diviney u shpreh:

Mendova se kishim ndryshuar industrinë e muzikës dhe nisëm një bisedë globale se pse gjuha fyese, e qëllimshme apo jo, nuk ka vend në muzikë. Por mendoj se kam gabuar. Angazhimi i Beyoncé ndaj projekteve muzikore dhe vizuale nuk e justifikoi përdorimin e gjuhës fyese, gjuhë që përdoret dhe injorohet shumë shpesh. Gjuhën, mund të jeni të sigurt se nuk do ta injoroj kurrë, pavarësisht se nga kush vjen apo cilat janë rrethanat.

Organizata bamirëse e njerëzve me aftësi të kufizuar në Mbretërinë e Bashkuar, “Sense”, fillimisht publikoi një reagim në Twitter për këngën “Heated” të Beyoncé se ishte “zhgënjyese që një artist po përdor një term fyes në këngën e tyre kaq shpejt pasi u theksua se sa e dëmshme është fjala” dhe bëri thirrje për “më shumë edukim për të përmirësuar ndërgjegjësimin për njerëzit me nevoja të veçanta”. Ata më vonë e lavdëruan atë që pranoi të ndryshonte tekstin.

Beyoncé ka një histori të përkrahjes së gjithëpërfshirjes dhe ne jemi të lumtur që ajo ka dëgjuar komentet dhe ka rënë dakord të rishkruajë tekstin që shumë njerëz me aftësi të kufizuara e konsiderojnë fyes. Ne e kuptojmë se fjala nuk është përdorur qëllimisht për të shkaktuar dëm, por fjalët kanë fuqi dhe mund të përforcojnë qëndrimet negative me të cilat përballen grupet e margjinalizuara. Ne duam të falënderojmë Beyoncé që na dëgjoi dhe mezi presim të vazhdojmë të shijojmë versionin e ri të këngës.

Kelis, këngëtarja e njohur me emrin e plotë, Kelis Rogers-Mora ka akuzuar së fundmi divën e muzikës pop, Beyoncé se ka vjedhur muzikën e saj për ta vendosur në albumin e sapo lançuar nga “Renaissance”. Me anë të një video të postuar, artistja shpjegoi gjithçka duke treguar se është puna e saj dhe nuk po shpik asgjë duke ngritur kështu akuza të rënda ndaj Beyoncé dhe bashkëpunëtorëve të saj.