Film & Tv

E pëson Chris Noth, Mr.Big pushohet nga puna dhe yjet e “Sex And The City” i dalin kundër!

Keq e më keq punët për Chris Noth, aktorin 67-vjeçar të akuzuar javën e kaluar për përdhunim nga dy gra.  Mr Big i serialit të famshëm televiziv “Sex And The City” u pushua me urgjencë nga drejtuesit e serialit “The Equalizer”, për të cilin po punonte.

Ndërkaq, tre yjet e “Sex And The City”, Sarah Jessica Parker, Kristin Davis e Cinthia Nixon thyen heshtjen pas akuzave të rënda ndaj ish-kolegut e në një postim në Twitter dolën në mbrojtje të grave të abuzuara.

Mbështesim gratë që folën dhe ndanë me të tjerët përvojat e tyre të dhimbshme. Thellësisht të trishtuara që mësuam për akuzat ndaj Chris Noth. Dimë që të bësh hapa para duhet të ketë qenë diçka shumë e vështirë dhe i vlerësojmë gratë që patën guximin për të vepruar në këtë mënyrë.

Akuzat për përdhunime datojnë mes viteve 2004-2015 e në atë kohë, paditëset ishin rreth 20-vjeçe. Aktori mohon gjithçka dhe në një deklaratë për Hollywood Reporter, thekson:

Nuk kam kaluar vijat e kuqe. Marrëdhëniet ishin konsensuale. Nuk e di se përse këto akuza dalin tani, por një gjë është e sigurtë: nuk i kam sulmuar këto gra!