Celebrities Gossip Music Showbiz

Ed Sheeran do të performojë për herë të parë në Zagreb në gusht të vitit të ardhshëm!

Së fundmi këngëtari kanadez Ed Sheeran pritet të vijë për herë të parë në Kroaci, në Hipodromin e Zagrebit, më 10 gusht të vitit 2024. Biletat për spektaklin e madh të koncertit dalin në shitje më 26 tetor. “Ardhja e Ed Sheeran në Zagreb verën e ardhshme është rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm midis qytetit të Zagrebit dhe ekipit të tij. Ne jemi të kënaqur që do të jemi në gjendje t’u ofrojmë qytetarëve një spektakël të shkëlqyer që besoj se do ta shijojnë”,- tha Emina Visnic, drejtuese e Zyrës së Qytetit për Kulturë dhe Shoqëri Civile.

Gjithashtu për këtë ka folur edhe promovuesi Ewald Tatar.

Si fillim, dua të falënderoj qytetin e Zagrebit dhe ekipin në Hipodrom paraprakisht për bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer. Jam jashtëzakonisht i lumtur që arritëm të sjellim një shfaqje të madhe të një ylli të tillë ndërkombëtar në Zagreb. Si një kompani lider në tregun austriak me një portofol të jashtëzakonshëm, shpresoj se ky projekt do të jetë pikënisja për projektet e ardhshme të mëdha në Zagreb dhe Kroaci.

Lajmi për ardhjen e këngëtarit të njohur në Kroaci u konfirmua gjatë turneut të Sheeran-it në Amerikën Veriore. Atje, ai vendosi rekorde me performanca të shumta. Vetëm këtë vit, Sheeran publikoi dy albume: (Subtract) dhe “Autumn Variations”, që të dy arritën numrin një në mbarë botën. Së fundmi, Sheeran ka zbuluar se varri i tij është gati dhe ndodhet brenda një kishe private dykatëshe me vlerë 5.5 milionë dollarë në oborrin e shtëpisë së tij.