Celebrities Pasò Sport

Edi Manushi kujton çastet e para me Kosta Grillon: “Shpirt i lirë, unikal, i shkonte…”

E premtja sportive erdhi edhe ditën e sotme me emisionin tuaj të preferuar sportiv, “Paso”. Nën moderimin e Denisit dhe Glentit edhe ky episod erdhi shumë dinamik, ku i ftuar në një lidhje telefnoike ishte Edi Manushi.

Në një pjesë të parë të emisionit, vërtet të veçantë, kushtuar komentatorit sportiv Kosta Grillo, Edi risolli momentet e tyre të përbashkëta dhe kujtoi çastet më të mira me të. Edi na solli disa çaste pozitive, pasi kështu e mban mend Grillon dhe kështu dëshiron të mbesë kujtimi i tij.

Manushi tregon se Kosta ka qenë nga të parët që është kontaktuar nga Dritan Hoxha dhe ka ngritur paksa redaksinë e sportit. Edi rrëfen se komentatori sportiv, solli të gjithë energjinë dhe pozitivitetin në Top Channel.

Pata fatin e madh të punoja me të gati gjysmë sezoni. Ai e donte edhe komentint në stilin e tij, donte të ishte shpirt i lirë, unikal në llojin e vetë, i shkonte…

Kujtojmë se pas një beteje të gjatë me COVID-in, pak ditë më parë, në moshën 59-vjeçare humbi jetën komentatori i shquar sportiv, Kosta Grillo. Me një karrierë shumëvjeçare, të nisur në Televizionin Shqiptar që para viteve ‘90 e të vazhduar më pas në shumë ekrane, përfshirë Top Channel, Kosta Grillo mbylli sytë në një spital të Turqisë ku ndodhej në intubim prej 27 gushtit. Megjithë përpjekjen e gjatë, komentatori sportiv me zërin shumë karakteristik e popullor për publikun shqiptar, nuk ia doli të doli t’i mbijetojë infektimit me koronavirus.