Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz si rrallëherë postojnë foto duke shëtitur me djalin e tyre!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Deri më tani fotot me djalit e tyre kanë qenë shumë të rralla dhe Einxhel me Dagz ende nuk dëshirojnë që ta publikojnë portretin e tij. Vetëm pak më parë Einxhel ka postuar disa foto familjare të tyre, duke na treguar se ditën e sotme kanë dalë të tre për një shëtitje. Në postim Einxhel shkruan:

Gjejeni pak kush ka qef të rri në krahët e mia?

Tanimë është mbushur një vit që prej fillimit të lidhjes së Einxhel dhe Dagz brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip 1’ dhe afërsisht një muaj që kur djali i tyre erdhi në jetë. Së fundmi bukuroshja ndau me ne një video me disa momente shumë të ëmbla gjatë ditëve të para të vogëlushit të tyre.

Fjoralba dhe Einxhel janë shoqe shumë të mira prej kohësh tashmë dhe kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën. Einxhel ka disa ditë që është bërë nënë e një vogëlushi me emrin Trev e së fundmi në Instagram ka qarkulluar një foto e Fjoralbës, e cila duket duke mbajtur në krahë Trevin e vogël dhe duke e ushqyer me qumësht.