Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

Ekskluzive/Aktorja shqiptare Eva Çela tregon detaje për serialin që po bën xhiron e botës ‘Supersex’: “Rocco ishte shumë…”

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë akorja e njohur, Eva Çela. Ajo ka treguar më shumë detaje ekskluzive në lidhje me rolin e saj në serialin “Supersex” në platformën Netflix, një prodhim i cili po korr një sukses të jashtëzakonshëm dhe po bën xhiron e botës. Eva luan rolin e Lucias, vajzës që nuk u bë kurrë e Rocco Siffredi por që gjithë jetës mbeti si një fiksim.

Si po shkon i gjithë suksesi dhe si e ka pritur ajo?

Kam shumë mbështetës nga India, Amerika, Franca, Italia dhe nga Shqipëria. Kur e kam takuar Roccon më tha që ngjaj shumë me Lucian, e cila e ka emrin Maria në të vërtetë. Të gjitha gjërat që unë kam interpretuar në serial janë njësoj si ai i ka parë kur ishte i vogël. 

Unë nuk e besoja që do të shkonte kështu kjo histori. 

Për t’ju përshtatur më shumë rolit të saj ajo zbuloi se kishte vendosur maskerina që të ishte mjaft e ngjashme me Lucian.

Ngaqë unë jam Lucia kur është një vajzë sepse roli kur ajo është e rritur është luajtur nga një aktore tjetër prandaj kam vënë maskerinë.

Gjatë intervistës Eva zbuloi gjithashtu edhe më shumë detaje për Rocco Siffredi.

Nuk e kisha njohur asnjëherë, e pashë kur bëmë prezantimin e “Super Sex” për Netflix. Ngela sepse ka kapacitetit të flasë me njerëzit sikur ka vite që i njeh. Shprehet shumë dhe i tregon të gjitha.