Celebrities Film & Tv Gossip

Eksperienca në “Dancing With the Stars” dhe jeta personale, Eno Popi zbulon gjithçka në “Më lër të flas”!

I ftuari i parë në këtë episod të “Më lër të flas” ishte prezantuesi i njohur Eno Popi. Së fundmi Eno ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike pas një shkëputje mjaft të gjatë televizive duke u rikthyer me spektaklin më të ndjekur të kërcimit, “Dancing With the Stars” si bashkëprezantues krah Bora Zemanit. Jo vetëm me ‘DWTS’, por Eno ka nisur dhe emisionin e tij ‘StarTop’.

Fillimisht, Eno na flet më shumë për këtë periudhë pauze nga televizioni edhe pse u shpreh se ka qenë gjithmonë aktiv.

22 vite pa lëvizur në Top Channel. Unë gjithmonë kam bërë në të njëjtën kohë dy programe, kanë qenë gjithmonë gjëra që shkonin paralelisht, Top Albania Radio ka qenë gjithmonë aty. Po ta shohësh tamam ju duket vizualisht sikur jam zhdukur.

Si rrallë herë, Eno Popi na rrëfeu pak më shumë për jetën e tij private dhe jetesën me familjen në Kanada.

Partnerja vjen nga fusha e imazhit, design-it, i është dashur të ndjekë një shkollë profesionale shumë të mirë. Aty ka gjetur një kontratë shumë të mirë. Unë mendoj që ishte shumë e drejtë që të qendronte atje me vajzën, më duhej të bëja vajtje-ardhje. Edhe kjo distanca bëri të vetën. Për fëmijët tuaj jam i bindur që asgjë nuk do t’ju kishte hyrë në sy para tyre. Shumë pak kam pa e takuar vajzën, gati një muaj. Në orarin që ne jemi transmetim ajo është në kopsht. 

Si po shkon kjo eksperiencë e re për Enon si prezantues në ‘DWTS’?

Është super eksperiencë, po kënaqem. Ka shumë adrenalinë, ka shumë zhurmë, ka shumë ego mes balerinëve. 

A do ta prezantonte Eno ‘Big Brother’?

Unë prezantues jam, po në disa gjëra që në jetë i bëj mirë i kërkoj, disa gjëra që mendoj se praktikisht nuk më takojnë, nuk i kërkoj. Unë e kam bërë ‘Big Brother’ katër vite, në katër vite e kam prekur ‘Big Brother’ si prodhim.