Celebrities Gossip Showbiz

Elgit Doda duket se ka një shqetësim për vogëlushin e tij, Krid!

Më 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë. Fjalët e tyre emocionuan jo vetëm të ftuarit, por gjithashtu dhe çifti u pa me lot në sy teksa shprehën për njëri tjetrin fjalët më të bukura.

E teksa ende dyshja postojnë momente të veçanta nga ajo ditë e shënuar, pak më parë producenti ka treguar një moment shumë ‘funny’. Teksa ka publikuar një foto të vogëlushit Krid i cili sheh dikë gjithë vëmendje, krahas ka treguar ‘shqetësimin’ që ka për të birin.

Bab të kam thënë kujdes me shikim se ke me na futur në taksirate. 

Të ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos, “Më lër të flas” kanë qenë çifti i sapomartuar Klea Huta dhe Elgit Doda. Ata kanë treguar më shumë detaje në lidhje me emocionet pas dasmës së tyre madhështore dhe mjaft të bukur.

Duket se çifti nuk ka planifikuar për momentin muaj mjalti, pasi që të dy kanë nisur nga puna për projektet e tyre. Elgiti ka paralajmëruar se kjo verë do të ketë shumë këngë të reja dhe bashkëpunime dhe vetëm pak ditë më parë, producenti ka zbuluar dhe duetin e tij të parë për këtë verë që do të jetë me artistin, Ermal Fejzullahu.