Celebrities Live From Tirana

Elhaida Dani tregon gjithçka në lidhje me përfshirjen e Ajola Xoxës në albumin “ZanIN”!

E ftuar në “Live From Tirana” këngëtarja e njohur Elhaida Dani, ka treguar gjithçka në lidhje me projektet e saj muzikore dhe më konkretisht në lidhje me regjisoren e saj Ajola Xoxa, e cila ka qenë edhe personi kryesor që është kujdesur për gjithçka duke filluar nga detaji më i vogël në lidhje me videot dhe me kurimin e imazhit të saj në finalizimin e albumit “ZanIN”.

Për Ajola Xoxon, Elhaida është shprehur se:

Kjo vajzë, Ajola më ka surprizuar. Unë e njihja patjetër, e dija që ishte artiste por nuk kisha punuar asnjëherë me të. Ka pasur ide gjeniale. Jam pafjalë.

Përpos gjithçkaje në lidhje me këto super video dhe xhirime, nuk mund të mungonte as pyetja në lidhje me pagesën ndaj Ajolës dhe për këtë Elhaida ka thënë se:

Janë mëse personale këto diskutime por kemi bashkëpunuar më tepër nga ana e respektit që kemi për njëra-tjetrën. Kjo ka qenë pagesa që unë i kam bërë Ajolës dhe ajo mua. Ajo më ka dhënë këto perla dhe unë uroj që të kenë suksesin e merituar sespse ajo e meriton të gjithin. Femër më punëtore nuk pata takuar ndonjëherë.

Videot e saj kanë qenë me të vërtetë unike në llojin e tyre pasi edhe koncepti dhe domethënia e tyre ka qenë e mirëmenduar dhe meritat për këtë i takojnë të gjitha Ajolës. Për këtë pjesë këngëtarja bukuorshe ka treguar se:

Nuk ma priste mendja që do dilte kaq artistike. Thjesht, pastër, bukur, lagur. Të gjithë këto pesë video janë xhiruar brenda dy ditëve. Ka ndodhur shumë thjeshtë pasi Ajola punon me plan, nuk ekziston që të mbërrijmë tek vendi i xhirimeve dhe të thotë që të provojmë këtë planin këtu, ndoshta duket bukur. Ajo e ka të planifikuar me sekonda dhe me minuta se çfarë do të xhirohet dhe çfarë do të publikohet. Nuk kishim fare probleme. Planin, puna, xhiro dhe ikim. ‘Next’. Prakticitet.

Ndërkohë që është pyetur në lidhje me veshjen e saj e cila ka tërhequr vëmendjen dhe ka qenë një zgjedhje shumë e veçantë, ajo ka thënë se :

Edhe veshjet edhe look-un edhe stilin dhe gjithçka ka qenë gjithmonë punë e Ajolës pasi ajo erdhi me ide shumë të qarta. Unë e dija që doja të vija ndryshe. Hapëm një grup në WhatsApp së bashku me stilisten.

Në lidhje me imazhin e saj dhe për shfaqjen në një stil komplet ndryshe dhe më të ekspozuar në videoklip dhe nëse është munduar që të vijë më provokuese, këngëtarja është shprehur se:

Edhe duke ‘provokuar’, është bërë me një lloj elegance dhe maturiteti që nuk duket diçka arrogante. Besoj që është suksesi më i madh pasi doja të vija ndryshe por pa u dukur sikur po dalë nga vetja.