Celebrities Gossip Showbiz

Enca shfaqet nudo me një djalë misterioz!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Së fundmi bukuroshja ka ‘trazuar rrjetin’ me videon e fundit që ka qarkulluar. Në video këngëtarja shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme, ku duket prania e një djali misterioz, i cili i mbulon gjoksin me duar, të cilat mund të konsiderohen pamje +18. Kjo video është bërë virale kudo në rrjete sociale dhe nuk ka pasur akoma një reagim nga këngëtarja.

Posted by Joq video on Friday, July 29, 2022

Prej disa kohësh këngëtarja bukuroshe e ekraneve shqiptare Enca Haxhia është përmendur nga portalet për skandalin e publikuar ‘Dubai Porta Potty’. E ftuar para disa ditësh në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel artistja ka reaguar duke treguar shumëçka. Sipas Encës nuk është nevoja të shkosh në Dubai për t’u bërë eskortë.

Para pak kohësh Enca lansoi këngën e saj më të re ‘Kalle’ në bashkëpunim me një artist të huaj, i cili quhet Navid Zardi duke sjellë kështu një ‘mix’ të Kurdistanit dhe Shqipërisë.