Celebrities Gossip Showbiz

Leku letër! Ermal Fejzullahu na lë ‘gojëhapur’ me vilën e tij të re…

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë.

E kësisoj edhe sukseset e koncertet e tij sjellin vlera monetare të mira, e sidomos kur bëhet fjalë për një artist si Ermali. Pak më parë, ai ka publikuar një Instastory ku ka treguar se ka investuar duke blerë një vilë të re tejet luksoze në një nga lagjet më të mira të Prishtinës. Ermali ka treguar se vila e tij është në ndërtim e sipër.

Çdo lajm që qarkullon për Ermalin padiskutim që ka shumë interes për publikun. Mirëpo, pak ditë më parë në portale qarkulloi një lajm se këngëtari ka pësuar një sulm të rëndë dhe nuk është mirë nga ana shëndetsore. Kjo gjë ka shqetësuar shumë ndjekësit e tij, por Ermali ka reaguar menjëherë duke e përgënjeshtruar këtë lajm.

Edhe pse shumë i pëlqyer kjo gjë nuk e përjashton atë nga shumë situata ku njerëzit mund të përpiqen ta sulmojnë ashtu siç ka ndodhur së fundmi. Me anë të një postimi në Instastory, këngëtari e ka bërë vetë me dije këtë gjë, ku ka treguar se i kanë hakuar llogarinë e tij në Instagram për 30 orë.

Rikujtojmë se, projekti i fundit muzikor nga Ermal Fejzullahu është bashkëpunimi me këngëtarin Ylli Limani “As 1 minut” që ka plot 1 muaj që është publikuar. Kënga ka mbi 3 milion klikime dhe u përfol shumë për shkak të pranisë si modele protagoniste të Vildane Zenelit në videoklip.