Gossip Showbiz

“Është agresiv, na mallkon dhe nuk na paguan”, kuzhinieri i famshëm turk paditet nga punonjësit e tij!

Ai është një nga kuzhinerët më të famshëm në botë për shkak të stilit të tij të veçantë të hedhjes së kripës dhe përgatitjen e biftekut të shijshëm. Nusret Gokçe së fundmi është paditur nga punonjësit e tij për punë jashtë orarit dhe për paga të vogla. Kuzhinieri turk, i cili është pronari i një rrjeti restorantesh në disa vende të botës, akuzohet se ka detyruar punonjësit që të punojnë më shumë.

Sipas avokatit të paditësve, këta persona të gjithë shtetas turq, pasi u punësuan nga zyrtarët e kompanisë, iu kërkua të shkonin në Shtetet e Bashkuara për të punuar në restorantet me famë ndërkombëtare të biznesmenit të njohur. Sidoqoftë, pasi mbërritën në Shtetet e Bashkuara dhe ranë dakord për një pagë fikse javore, ata u detyruan të punonin më shumë se 70 orë në javë pa u paguar për punën jashtë orarit.

Ndër të tjera, ata thanë se “Nusret ishte agresiv në menaxhimin e restorantit, duke mallkuar shpesh punonjësit dhe duke i fajësuar ata për gabimet e punonjësve të tjerë.” Ndërkaq, ushqimet e Nusret-it preferohen së tepërmi dhe restorantet e tij frekuentohen nga njerëz të famshëm të botës, përfshirë aktorë e futbollistë.

Rikujtojmë, se kur ikona argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak u kujtua nga figura të shumta publike. Një ndër ta ishte edhe kuzhinieri turk me famë botërore, Nusret Gokce, i cili ka pasur rastin të gatuajë disa herë për argjentinasin. Në nderim të tij, Nusret, rezervoi si të veçantë një nga tavolinat e tij në restorantin e tij në Dubai, për të kujtuar përjetësisht futbollistin legjendar.