Celebrities Gossip Showbiz

“Familjarët kanë marrë kërcënime me vdekje…”, Dea Mishel shprehet e lënduar!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e sotme Dea Mishel ishte e ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” tek “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj, projektet etj. Ndër të tjera Dea u shpreh se pasi doli nga shtëpia një nga gjërat që kishte mësuar dhe e kishte lënduar shumë ishte se familjarët e saj ishin kërcënuar dhe ofenduar dhe këtë gjë Dea nuk do donte të ndodhte kurrë.

Dea:  I shoh që janë akoma të ngarkuar sepse kanë marr kërcënime me vdekje, ofendime të rënda, kushërirat e mia të vogla bullizoheshin në shkoll se ishin kushërirat e mia dmth kjo gjëja përveç meje janë marr me familjarët e mi dhe më vjen keq se gjëja e fundit që doja ishte të lëndoheshin ata…

Gjatë fillimit të rubrikës moderatori Ed Manushi u dha fund thashethemeve duke pohuar se është e vërtetë që këtë sezon Krist Aliaj do të jetë pjesë e jurisë së “She’s on top”.