Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Fatma Haxhialiu flet për karrierën, televizionin, jetën personale e shumë të tjera në “Pardon My French”!

E ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishte gazetarja, prezantuesja dhe moderatorja Fatma Haxhialiu. Në një intervistë shumë të veçantë në Top Albania Radio, Fatma na tregoi më shumë për projektet e saj profesionale, por u shpreh edhe për jetën personale gjithashtu. Fatma prej pak kohësh është angazhuar me fushatën “Let’s talk period”, teksa një tjetër projekt i rëndësishëm për të është edhe “Global Woman Club”, për të cilin ajo na zbuloi më shumë ditën e sotme si drejtoresha rajonale e tij.

Është një klub ekskluziv biznesi. Bëhet fjalë për një rrjetë biznesesh ku gra të ndryshme sipërmarrëse bëhen pjesë e këtij klubi. Në plan të parë të tij është zhvillimi personal. Është konceptuar si një mëngjesh shoqesh, i cili të ofron resurset për të çuar më tej biznesin tënd. Ndërkohë fiton aftësinë e të folurit në publik gjithashtu. Deri më tani janë gjithsej 80 anëtarë, por synimi im është ta trefishoj.

Më tej Fatma foli për dashurinë e saj të madhe televizionin dhe se si ai e ndihmoi dhe ishte mjet që ajo të arrinte tërë dëshirat dhe synimet e saj.

Për mua nuk ka qenë një mjet që të më ndihmonte si personazh për të dalë në pah. Por kam luftuar që zëri im të jetë kaq i fortë, influenca ime të jetë kaq e fortë sepse e gjitha kjo është për kauzat e mia që i kam aq shumë përzemër. Media më ka ndihmuar absolutisht. Ky është finalizimi.

Në mbështjetje të çdo kauze dhe projekti të saj, Fatma dha mesazhin e fortë për të mos kufizuar aspak veten tonë, sidomos vajzat dhe gratë, por të nxjerrim në pah dhe të theksojmë çdo tipar pozitiv tonin.

Të parët që kufizojmë veten jemi ne, barrierat i vendosim ne.

Jo vetëm për apsketin profesional, por Fatma foli edhe për sferën personale teksa na tregoi të gjithë historinë se si ajo njohu bashkëshortin e saj, ndërsa theksoi rëndësinë dhe peshën që duhet t’i jepet procesit të rritjes së një fëmijë. Ajo përmendi faktin se njëri prej dy prindërve duhet të jetë padiskutim shumë i pranishëm në jetën e fëmijës, kur prindi tjetër nuk është aq shumë prezent, dhe ky është çelësi i suksesit të familjes së saj gjithashtu.