Celebrities Gossip Showbiz

Fero lirohet nga paraburgimi, ja çfarë poston në Instagram!

Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij.

Pas reagimit të dy palëve të përfshira, burime për Prive kanë zbuluar raportin e Prokurorisë dhe deklaratën e avokatit të Feros, i cili i kundërshtonte akuzat e Arbenitës. E kjo e fundit me anë të një Instastory ka prezantuar për ndjekësit avokatin e saj, i cili do të ndjekë hap pas hapi çështjen.

Duket se ditën e sotme Fero është liruar nga paraburgimi, kjo pasi pak më parë një nga miqtë e tij ka postuar një foto në Instastory me të duke i uruar rikthimin dhe Fero e ka ripostuar.

Teksa Arbenita dhe Fero i kanë rrugët e ndara, nuk mungojnë as thumbat për njëri-tjetrin. Arbenita ka postuar një foto ku lë të kuptohet se Fero nuk diti ta vlerësonte dhe tani duhet të “shijojë humbjen”.