Auto & Moto

Fiat prezanton dy versione të reja të modelit 500e!

Fiat ka prezantuar dy versione të reja të modelit 500e, që i ka quajtur 500e Inspired By Beauty dhe 500e Inspired By Music. Fiat 500 Inspired By Beauty është i lyer me ngjyrë rozë dhe sediljet i ka të veshura me lëkurë bezhë dhe i njëjti material është përdorur edhe për “veshjen” e pjesëve tjera të metalta. Modeli 500e Inspired By Music është i ngjashëm, i lyer me ngjyrë të zezë.

Edhe pse nuk ka shumë gjëra që i ndanë këto dy versione të veçanta, të dy janë të pajisur me dritat LED. Blerësit mund të llogaritin në ekranin 7-inç dhe një tjetër 10.5 të sistemit infotainment që mbështet Android Auto dhe Apple CarPlay.

Modelet janë të pajisura gjithashtu me sistemet gjysmë-autonome të ngarjes të nivelit të dytë dhe pjesë e pakove janë edhe frenimet automatike në situata emergjente si dhe sistemi për paralajmërim të këmbësorëve. Makinat i vënë lëvizje motori që prodhon 119 kuaj-fuqi që ka një bateri prej 42 kWh.

Kjo fuqi motorike është e mjaftueshme që shpejtësia nga 0-100 kilometra në orë të arrihet për më pak se 9 sekonda, kurse ajo maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 151 km/h. Gjithashtu ka një rreze prej 240 kilometrave. Bateria mund të mbushet për rreth katër orë e 15 minuta me përdorimin e mbushësit 11 kW.

E nëse përdoret mbushësi i shpejtë prej 85 kW DC, bateria mund të mbushet nga 0-80 për qind për vetëm 35 minuta. Me një çmim prej 2.66 milionë euro, Fiati 8V Berlinetta Zagato i vitit 1953 u bë makina më e shtrenjtë e markës italiane. Kjo makinë e veçantë doli në ankand të shtunën e kaluar, në Monterey, nga RM Sotheby’s, për 2.9 milionë dollarë.