Celebrities Gossip Showbiz

Fifi dhe Graciano Tagani janë çifti më i ri në DWTS!

Spektakli më i madh i kërcimit në vend së shpejti do të nisë. “Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it.

Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, i njohur për fjalimet e tij të mbushura me batuta dhe për personazhin atipik që ka krijuar në Parlamentin shqiptar, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, e cila prej vitit të shkuar dhe aktualisht moderon “Wake Up” dhe bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë.

Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, regjisorja Arnita Beqiraj dhe bukuroshja nga Kosova Juliana Nura janë konkurrentët më të fundit të “Dancing With the Stars”.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, faqja zyrtare e DWTS, ka postuar klipin e konkurrentes më të re. Këngëtarja e dashur për publikun Fifi dhe balerini i njohur Graciano Tagani janë çifti më i ri i DWTS. Suksese dyshes energjike!