Lifestyle

Fjalimet e Adolf Hitlerit shiten në një ankand në Mynih

Fjalimet e diktatorit nazist Adolf Hitlerit u shitën sot në një ankand në Mynih, pavarësisht shqetësimeve nga grupet hebreje për inkurajim të neo-nazistëve.

Shtëpia e ankandit “Hermann Historica” mbrojti shitjen e dorëshkrimeve, të para Luftës së Dytë Botërore, duke arsyetur me rëndësinë e tyre historike dhe se janë ruajtur në muze.

Të gjitha fjalimet u blenë nga persona anonimë, shumë më tepër se çmimet fillestare.

Dorëshkrimet e Hitlerit prej 9 faqe, në të cilat ka ekspozuar fjalimin e tij për oficerët e rinj ushtarakë në Berlin në vitin 1939, afër 8 muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, arriti çmimin më të lartë prej 34 mijë eurosh.