Celebrities Gossip

Fjolla Morina do të bëhet nënë për të tretën herë?! Ja barku i rrumbullakosur…

Që nga janari i këtij viti, këngëtarja Fjolla Morina është në kërkim nga policia shqiptare, pasi u zbulua se ajo theu arrestin e shtëpisë. Policia e Kukësit kishte marrë informacione që Fjolla ishte arratisur nga shtëpia dhe menjëherë u nis për në banesën e saj për një kontroll dhe u zbulua se ajo nuk gjendej aty.

Pas kësaj ngjarje Gjykata e Kukësit mori vendimin e masës me “arrest me burg” për këngëtaren bukuroshe. Edhe pse situata është bërë mjaft e vështirë për të, Fjolla duket se nuk është aspak e shqetësuar dhe vazhdon të shijojë jetën e saj më mirë se kurrë.

Së fundmi ajo ka treguar se ka udhëtuar drejt Dubait me partnerin e saj, Fisnik Syla. Kemi parë të publikuara disa imazhe nga ky udhëtim dhe mesa duket Fjolla ka takuar një nga aktorët më të njohur të Hollywood-it, Steven Seagal. Ajo ka postuar në Instagram foto me aktorin dhe Fisnikun. Këngëtarja gjithashtu ka treguar se Seagal e ka pyetur se nga vjen dhe ajo i është përgjigjur me krenari nga Shqipëria.

Pas kësaj ndodhie, në fotot e Fjollës në Dubai, të gjithëve i kanë ngelur sytë tek barku i rrumbullakosur i bukuroshes kosovare. Njdekësit dhe fansat e saj kanë nisur të dyshojnë se Fjolla dhe Fisniku po e mbajnë të fshehtë faktin që ata do të bëhen prindër të një bebushi.

Ndërkohë, çifti nuk ka reaguar ende lidhur me këto lajme.