Celebrities Gossip Showbiz

Fjolla Morina zbulon emrin e artistit me të cilin do të vijë në bashkëpunim!

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka. Së fundmi, ashtu si vetëm ajo di bukuroshja ka tërhequr sërish vëmendjen duke u përfolur si për një lidhje të re ashtu edhe ka qenë kryefjalë e portaleve pasi u dyshua se është arrestuar sërish.

Këngëtarja prej disa kohësh është shkëputur nga muzika, por duket se tashmë do të rikthehet. Para disa ditësh Fjolla postoi në ‘Instastory’ një foto të saj nga ‘look-u’ i videoklipit të ri dhe lajmëroi se ka gati këngën e saj të re dhe gjithashtu që do të jetë një bashkëpunim.

Pak orë më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja na zbuloi dhe emrin e këngëtarit me të cilin do të vijë në bashkëpunim dhe është pikërisht Nushi. Me anë të një fotografie të shkëputur nga xhirimet e videoklipit të dyshes, Fjolla na ka paralajmëruar se ‘diçka e madhe po vjen’.

Vetëm pak pas ndarjes, Fjolla ka publikuar së fundmi në rrjetin e saj social Instagram disa fotografi dhe ka nxitur menjëherë dyshimet tek fansat e saj se mund të ketë nisur një romancë të re dashurie. E dyshimet vazhdojnë shtohen, sidomos pas Instastory-ve të para disa ditëve të postuar nga këngëtarja. Bukuroshja ka treguar gishtin e saj ku vendoset unaza e martesës dhe në të të vendosur një unazë të madhe diamanti.