Celebrities Gossip Showbiz

Fjolla Morinës i propozojnë për martesë? Postimi i saj i fundit na tregon shumë…

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka. Së fundmi, ashtu si vetëm ajo di bukuroshja ka tërhequr sërish vëmendjen duke u përfolur si për një lidhje të re ashtu edhe ka qenë kryefjalë e portaleve pasi u dyshua se është arrestuar sërish.

Vetëm pak pas ndarjes, Fjolla ka publikuar së fundmi në rrjetin e saj social Instagram disa fotografi dhe ka nxitur menjëherë dyshimet tek fansat e saj se mund të ketë nisur një romancë të re dashurie. E dyshimet vazhdojnë shtohen, sidomos pas Instastory-t më të fundit të postuar nga këngëtarja. Bukuroshja ka treguar gishtin e saj ku vendoset unaza e martesës dhe në të të vendosur një unazë të madhe diamanti.

Krahas, Fjolla nuk ka shkruar asgjë, mund të jetë dhe thjesht një dhuratë, megjithatë na mbetet të presim për një sqarim nga vetë ajo.

Këngëtarja prej disa kohësh është shkëputur nga muzika, por duket se tashmë do të rikthehet. Së fundmi Fjolla ka postuar në ‘Instastory’ një foto të saj nga ‘look-u’ i videoklipit të ri dhe ka lajmëruar se ka gati këngën e saj të re, që do të jetë një bashkëpunim dhe se do të publikohet së shpejti.