Sport

Formula 1 në Arabinë Saudite, sot provat zyrtare!

Arabia Saudite do të presë garën e dytë të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1. Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite do të fillojnë sot në orën 18:00 në pistën e gjatë 6,1 kilometra “Corniche” në qytetin Jeddah. Ndërsa gara me 50 xhiro do të fillojë të dielën më 19 mars po në orën 18:00.

Garën e parë të sezonit në Bahrein e fitoi piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 25 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 18

3. Fernando Alonso (Spanjë): 15

4. Carlos Sainz (Spanjë): 12

5. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 10

Klasifikimi i ekipeve

1. Red Bull: 43

2. Aston Martin: 23

3. Mercedes: 16

4. Ferrari: : 12

5. Alfa Romeo: 4