Bota Botë e Çuditshme

Foshnja nga Alabama lind në të njëjtën ditë me prindërit!

Një foshnje në spitalin e Alabamës ka lindur në të njëjtën ditë me të dy prindërit. Kjo foshnje ishte rasti një në 133,000. Përmes një postimi në Facebook, Spitali Huntsville për Gratë dhe Fëmijët, tha se Cassidy dhe Dylan Scott mirëpritën vajzën Lennon më 18 dhjetor, duke i dhuruar asaj të njëjtën ditëlindje me të dy prindërit e saj. Spitali tha se Cassidy Scott në fakt kishte filluar të lindë më 17, por Lennon nuk kishte lindur deri në orën 12:30 të mëngjesit të datës 18.