Celebrities Gossip Showbiz

Fotoja e parë e Getoarit me të bijën do t’ju zbukurojë ditën!

Ghetto Geasy është padyshim një ndër ‘veteranët’ më të mirë në fushën e repit. Prej shumë vitesh tanimë, ai vazhdon të prodhojë këngë të reja që bëhen menjëherë hit. Me datë 24 nëntor të vitit që lamë pas, reperi dhe prezantuesja Marina Vjollca u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget (nga bashkimi i emrave, Marina dhe Getoar).

E deri më sot nuk kishim asnjë foto babë e bijë, derisa Getoari vendosi të na ‘i bëjë sytë zemra’ me postimin e tij më të fundit në Instagram. Krahas një fotoje ku shfaqet duke mbajtur Marget në krahë teksa e puth në ballë, artisti ka shkruar:

Jeta e babës

Kujtojmë se është aluduar edhe për një surprizë nga Dafi dhe reperi Ghetto Geasy. Këngëtarja kohët e fundit është tejet aktive me prodhime të reja muzikore dhe bashkëpunime, teksa Getoari jo dhe aq. Ende nuk dihet asnjë detaj më tepër pasi vetë artistët nuk kanë treguar asgjë, megjithatë sipas burimeve menaxherët e dy palëve janë në diskutim.

Nga na tjetër, ‘dyshja e hiteve’ Majk dhe Ghetto Gaeasy kanë paralajmëruar gjithashtu se do të sjellin një bashkëpunim gjatë sezonit veror.