Health & Beauty Lifestyle

Gratë shtatzëna sidomos ato me një neps të ‘paparë’ duhet t’i hedhin një sy këtij artikulli!

Frutat, ëmbëlsirat, çokollatat e madje edhe racionet e mëdha me patate të skuqura, janë ndër ushqimet e zakonshme për të cilat gratë shtatzëna, veçanërisht në muajt e parë, kanë një dëshirë të papërmbajtshme për t’i konsumuar në çdo kohë të ditës ose të natës. Por pse gratë kanë dëshira të tilla gjatë shtatzënisë dhe cila është arsyeja se përse ky fenomen ndodh? A është nepsi gjatë shtatzënisë një mit apo realitet?

Teoritë dhe studimet e ndryshme nuk bien dakord për origjinën e këtij fenomeni, megjithatë nuk mungojnë sugjerimet dhe shpjegimet e mundshme. Në raste dyshimesh, mund të themi se dëshirat mund të jenë fizike, mund të shfaqen për shkaqe psikologjike ose të lidhen me prodhimin hormonal të gruas.

Në mënyrë të detajuar, dëshira e papërmbajtshme për një ushqim të caktuar mund të lexohet si një lloj “këmbane alarmi” e trupit që sinjalizon një nevojë më të madhe për energji dhe rrjedhimisht kalori, të nevojshme për rritjen e fetusit. Sipas teorive të tjera, kjo gjë mund të jetë edhe psikologjike, sepse gruaja ndjen dhe shpreh dëshirën për kujdes dhe vëmendje. Gjatë muajve të shtatzënisë, ndryshimet hormonale janë intensive dhe të shpeshta.

Këto “luhatje” kanë pasoja në ekuilibrin e trupit të femrës. Rritja e prodhimit të estrogjenit mund të çojë në një ndryshim në shqisën e shijes dhe nuhatjes. Kjo gjë që mund të shpjegojë pse ndodh shpesh që dëshirat të përfshijnë ushqime që mund të mos kenë qenë kurrë të pëlqyera. Cilat janë ushqimet që gratë kërkojnë më tepër gjatë shtatzanisë? Ndër ushqimet më të preferuara mund të rendisim çokollatën, akulloren, patatet e skuqura, mishin e kuq, turshitë, limonin dhe ushqimet pikante. Në listë nuk mungojnë as ushqimet si hamburgerat, lloje të ndryshme makaronash dhe produktet e detit.

A ndikojnë dëshirat për një ushqim të caktuar tek shëndeti i foshnjës? Mund të themi se, sado magjepsës ky besim popullor duket, nuk ka asnjë bazë apo shpjegim mjeko-shkencor. Të ashtuquajturat “njolla të lindjes” janë thjesht njolla që shumë shpesh, ndryshojnë ose zhduken plotësisht me kalimin e muajve ose viteve të para të jetës. A duhet të kënaqen dëshirat? Edhe pse dëshirat nuk kanë asnjë lidhje me njollat e lëkurës tek të porsalindurit, është e qartë se ato ende përfaqësojnë një dëshirë të gruas, qoftë fizike apo psikologjike nuk ka rëndësi, e cila duhet të plotësohet për ta bërë atë të ndihet më mirë.

Ndërkaq, skanimet e 100 nënave të ardhshme tregojnë fetuset që japin më shumë përgjigje “të qeshura” ndaj karotave, por reagime “të qara” ndaj lakrës së gjelbër. Gjetjet nga shkencëtarët në Universitetin Durham tani mund të ndihmojnë kërkimin se si zhvillohen receptorët e shijes dhe nuhatjes njerëzore. Ata besojnë se çfarë mund të ndikojë gratë shtatzëna në preferencat e shijes së fëmijëve të tyre dhe mund të ndihmojë në formimin e zakoneve të shëndetshme të të ushqyerit.