Celebrities Gossip Showbiz

Grupi i njohur korean “BTS” kthehet në SHBA me surpriza!

Së fundmi është bërë e ditur se grupi i njohur koreano-jugor BTS do të kthehet në Shtetet e Bashkuara për një seri koncertesh në Las Vegas në muajin prill. Koncertet, pjesë e turneut të tyre “Permission to Dance on Stage” që është ndërprerë nga pandemia e koronavirusit, do të mbahen në datat 8-9 dhe 15-16 prill, me shfaqjen e fundit të transmetuar drejtpërdrejt.

Që nga debutimi në vitin 2013, ‘BTS’ ka udhëhequr një mani globale të K-pop-it me muzikë dhe kërcime tërheqëse, optimiste, si dhe tekste dhe fushata sociale që synojnë fuqizimin e të rinjve, shumë prej të cilëve kanë krijuar baza masive fansash në internet.

Grupi prej shtatë anëtarësh luajti koncertet e tij të para, që nga fillimi i pandemisë në nëntor, në Los Angeles dhe javën e kaluar njoftoi se do të organizonte shfaqjet e para për fansat e tyre në shtëpi që nga fillimi i pandemisë, me tre koncerte në Seul, muajin e ardhshëm.

Ndërkaq, pasi një nga anëtarët e grupit të njohur korean, Suga, rezultoi pozitiv para pak ditësh me koronavirus pasi u kthye nga koncerti në Shtetet e Bashkuara, edhe RM dhe Jin u diagnostikuan me COVID-19. Lajmin e bëri të ditur “Big Hit Music”, kompania e menaxhimit e grupit të njohur.  Ndërkaq, artisti V vazhdon të dominojë Instagramin pasi ai u bë i pari personazh i famshëm koreano-jugor që kishte katër postime me 17 milionë pëlqime në Instagram.

Ai iu bashkua kështu këngëtares së talentuar Billie Eilish dhe futbollistëve legjendar Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, si katër personat e vetëm globalisht që kishin katër postime me mbi 17 milionë pëlqime në këtë platformë.  Për më tepër, V është i pari dhe i vetëm aziatik që ka arritur 18 milionë pëlqime me postimin e tij të fundit të adhurueshëm që shfaq qenushin e tij të përkëdhelur Yeontan. Ai është postimi i 11-të në botë që ka 18 milionë pëlqime në Instagram