Celebrities Showbiz

Hugh Jackman i jep fund martesës së tij me Deborra-Lee Furness pas 27 vitesh së bashku!

Hugh Jackman dhe Deborra-Lee Furness i kanë dhënë fund martesës së tyre. Dyshja, e cila u martua në vitin 1996, njoftoi se do të ndahej vetëm një ditë më parë. Në një deklaratë të përbashkët ata u shprehën:

Ne kemi qenë të bekuar të ndajmë pothuajse 3 dekada së bashku si burrë e grua në një martesë të mrekullueshme, me dashuri. Udhëtimi ynë tani po ndryshon dhe ne kemi vendosur të ndahemi për të ndjekur rritjen tonë individuale. Familja jonë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prioriteti ynë më i lartë. Ne e ndërmarrim këtë kapitull të ardhshëm me mirënjohje, dashuri dhe mirësi. E vlerësojmë shumë mirëkuptimin tuaj në respektimin e privatësisë sonë, teksa familja jonë e kalon këtë tranzicion në të gjithë jetën tonë. Kjo është deklarata e vetme që secili prej nesh do të bëjë.

Jackman dhe Furness u takuan në vitin 1995, kur ata të dy luanin në serialin australian “Corelli”. Ata u martuan vitin e ardhshëm dhe kanë dy fëmijë, djalin e tyre, Oscar dhe vajzën e tyre, Ava. Në prill, Jackman shënoi 27 vjetorin e martesës së tij dhe Furness me një postim në Instagram.

Të dua Deb. Sot është përvjetori i 27-të i martesës sonë. 27 VJET! Të dua shumë. Së bashku kemi krijuar një familje të bukur. Dhe jetën. E qeshura jote, shpirti yt, bujaria, humori, guximi dhe besnikëria është një dhuratë e pabesueshme për mua. Të dua me gjithë zemër.

Muajin pasues, dyshja u shfaq për paraqitjen e tyre të fundit në tapetin e kuq në Met Gala 2023. Së fundmi ata u fotografuan së bashku në korrik, kur morën pjesë në finalen e Wimbledon.