Bota Botë e Çuditshme Lifestyle

I vuri vetes mision që të kthehej në një ‘alien të zi’, nuk do ta besoni se cili është operacioni i tij i rradhës!

Një burrë ka zbuluar se po planifikon të ndajë organin e tij gjenital në gjysmë, si pjesë e përpjekjes së tij për tu bërë një “alien i zi.” Anthony Loffredo, 33 vjeç, i është nënshtruar tashmë një sërë procedurash duke përfshirë heqjen e buzës së sipërme, prerjen e hundës dhe çarjen e gjuhës.

Francezi 33-vjeçar, i cili është quajtur “Human Satan” ka mbuluar trupin e tij me tatuazhe dhe piercing. Tani ai ka njoftuar për 700 mijë ndjekësit e tij në Instagram se operacioni i tij i ardhshëm do të jetë ndarja e pjesëve intime në dysh. Kjo i ka lënë fansat të habitur dhe njëri prej tyre ka thënë:

Tani kjo është interesante.

Një tjetër komentoi:

Seriozisht, çfarë nuk shkon me këtë djalë?

Ndërkohë një tjetër tha:

Dua të shoh fytyrën e tij kur të zbulojë se alienët nuk janë të tillë.

Anthony ndau një foto të një vizatimi të një skrotumi me dy penise dhe tha se ai ka arritur vetëm 43 për qind të transformimit të tij. Ai ka duruar modifikime ekstreme të trupit për rreth një dekadë, madje ka duruar dhe tatuazhe të kokës së tij pavarësisht rrezikut për t’u verbëruar.

Ai gjithashtu kishte hequr të dy veshët e tij në mënyrë kirurgjikale në mënyrë që të dukej më jashtëtokësor dhe rrezikoi ndarjen e gjuhës, që përfshin prerjen e organit në dy pjesë me një bisturi. Vitin e kaluar, Anthony udhëtoi në Spanjë për të hequr hundën në mënyrë kirurgjikale pasi operacioni është i paligjshëm në vendin e tij të lindjes.

Duke shpresuar të dukej më pak njerëzor, ai gjithashtu vendosi implante dermale në fytyrën e tij, gjë që i jep lëkurës së tij një teksturë më të ashpër, si dhe gunga të stilit zvarranikë në ballë dhe vija të gdhendura nëpër mollëzat e tij. Procedura e fundit e Anthony përfshinte prerjen e gishtërinjve për të formuar “kthetra aliene”. 33-vjeçari madje ka një admirues kopjues Michel Faro do Prado, 45 vjeç, i cili gjithashtu preu një gisht dhe bëri një tatuazh të ri rrëqethës të pikturuar në këmbën e tij për të nderuar influencuesin francez.