Aktualitet Politikë

Identifikohet personi që qëlloi me grusht Berishën, ka probleme mendore

Është identifikuar autori që goditi me grusht kreun e Partisë demokratike, Sali Berisha. Mësohet se bëhet fjalë për Gentian Shehu. Personi që qëlloi u neutralizua fillimisht nga truprojat e ish-kryeministrit. Ai është shoqëruar nga policia dhe momentalisht ndodhet në komisariatin nr 1.

Kryedemokrati Berisha është ringritur pasi u qëllua me grusht. Në fytyrë ka një shenjë të nxirë në anën e djathtë, vendi ku dhe i qëlloi një person me grusht.

“Çrregullim psikotik i papërcaktuar’. Kjo është diagnoza nga e cila vuante Gerti Shehu, 31-vjeç, i cili sot në mesdite goditi me grusht në fytyrë Sali Berishën.

Te epikriza shëndetësore të tij evidentohet qartë diagnoza e mjekut. Ka qenë nëna e të riut që ka publikuar dokumenti. Siç mund të shihet, dokumenti është i datës 16 gusht 2022.

Kujtojmë se vetë Berisha, por edhe Ilir Meta dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm të opozitës, kanë akuzuar Edi Ramën se e ‘kishte infiltruar’ këtë person me qëllim që të godiste ish-kryeministrin.