Celebrities Gossip Showbiz

Instagrami i Selena Gomez pëson ndryshime, këngëtarja heq Zayn Malik dhe jo vetëm!

Selena Gomez ka marrë vëmendjen së fundmi, teksa është vënë re nga ndjekësit e saj se ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram disa të famshëm. Këngëtarja, me 424 milionë ndjekës e cila aktualisht ka llogarinë e katërt më të njohur në Instagram ka hequr Zayn Malik, Gigi Hadid, Bella Hadid dhe Dua Lipa nga lista e saj.

Nuk dihet ende çfarë e shkaktoi këtë reagim të menjëhershëm, megjithatë ka rënë në sy dhe nuk ka kaluar pa u komentuar. Kujtojmë se Selena dhe Zayn u përfolën për një lidhje, por këto thashetheme morën fund kur Selena tha se është “single”.

Kujtojmë se në vitin 2013, Selena-s iu kërkua të tregonte se cilin anëtar të One Direction do të zgjidhte për një puthje. Përgjigja e saj? “Zayn,” tha ajo duke qeshur. Në të njëjtin vit, ajo e quajti atë anëtarin e saj të preferuar të grupit të djemve, duke i thënë Capital FM se kjo ndodh sepse ai është i lezetshëm.

Selena Gomez është aktore, këngëtare, gjithashtu edhe shumë e pasur. Artistja ka punuar që kur ishte fëmijë, ajo luante në filma dhe regjistronte CD. Me 423 milionë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram, postimet e yllit të muzikës, sigurisht të sponsorizuara i shtojnë asaj shumë para në llogarinë bankare. Sipas listës vjetore të të pasurve në Instagram, Selena merr rreth 1,468,000 dollarë për çdo postim marketing.