Celebrities Gossip Showbiz

Ish-e dashura e Don Xhonit përfundon në spital, çfarë po ndodh me të?

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E kush është ndjekës fanatik i tj, padyshim ka dëgjuar për marrëdhënien e tij me modelen seksi ruse që sa vjen dhe na habit edhe më shumë. Fillimisht, Ariana e ‘gdhendi’ në trup portretin dhe emrin e reperit me një tatuazh dhe deri këtu u mendua si një gjest ‘i çmendur’ i një fanseje të tij. Mirëpo, deklaratat në rrjete sociale, video-t live ku i thonin njëri- tjetrit “të dua” dhe mbështetja e madhe që tregonin për njëri- tjetrin na kishte bërë të kuptonim se mes tyre kishte diçka më shumë.

Megjithatë prej pak ditësh gjithçka mes tyre ka marrë fund. Kështu lanë në filliPam të kuptohej përmes rrjeteve sociale. Ishte Ariana ajo që bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram duke lënë të kuptohet se i ka dhënë fund romancës me reperin. 

Kaq pak ditë pas ndarjes dhe duket se Ariana nuk po e përjeton aspak mirë këtë situatë. Disa orë më parë, bukuroshja ka ndarë një Instastory ku tregon krahun e saj me serum, teksa ndodhet në spital. Krahas, modelja nuk ka zgjedhur të shkruajë asgjë, megjithatë pas asaj që kaloi na lë të mendojmë se ka diçka që lidhet me ndarjen nga Xhonatani.

Ne urojmë që të mos ketë asgjë serioze me bukuroshen dhe ajo ta kalojë sa më lehtë gjithë këtë!

Para pak ditësh, Ariana na zbuloi dhe arsyen e ndarjes nga Don Xhoni.