Gossip Showbiz

“Ishte e tmerrshme kur ai nuk qau”, këngëtarja e njohur flet për momentin pasi solli në jetë djalin e saj!

Këngëtarja e njohur Meghan Trainor së fundmi ka hapur zemrën dhe ka dhënë më shumë detaje rreth ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë më 25 shkurt. Këngëtarja 27-vjeçare e “Lips Are Movin” u shpreh në lidhje me sfidat shëndetësore me të cilat u has vogëlushi i saj kur erdhi në jetë.

Ishte një nga ato historitë e tmerrshme ku ai nuk qau. Ai nuk bëri zhurmë kur doli. Unë thashë: “Pse nuk po qan?” Pastaj ata më thanë se ai kishte probleme me frymëmarrjen. Ishte e tmerrshme. E pashë për një sekondë para se ta merrnin me vete. Kjo ishte ndoshta pjesa më e keqe. Por ne jemi aq me fat që arritëm ta sjellim në shtëpi pas pesë ditësh.

Në muajin prill artistja postoi një video në Instagram në lidhje me udhëtimin e Riley në atë që ai kishte përjetuar i lidhur pas tubave menjëherë pas lindjes. Ajo shkroi asokohe në video se:

Ne patëm një fillim të vështirë por falë infermierëve, mjekëve dhe pediatërve të mahnitshëm, Riley është një foshnje perfekte, e shëndetshme dhe e lumtur.

Rikujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar Meghan zbuloi se ishte diagnostikuar me diabet gestacional, një gjendje e përkohshme që mund të çojë në vështirësi të frymëmarrjes tek foshnjat. Në dhjetor të vitit 2018, këngëtarja dhe partneri i saj i dhanë fund beqarisë.

Artistja e hitit “All About That Bass” u martua me aktorin e filmit për fëmijë “Spy Kids” Daryl Sabara për ditëlindjen e saj të 25-të. Dyshja u fejuan një ditë para ditëlindjes së saj në vitin 2017.