Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Iva Tiço zbulon për TAR të metën e saj në tregun e showbiz-it!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja e njohur Iva Tiço për të na folur më shumë rreth mënyrës se si ka evoluar mënyra e të diskutuarit në televizione dhe si po zhvillohet kultura e të debatuarit në emisionet shqiptare. Sa i përket debatit të fundit të ndodhur mes Ardit Çunit dhe Robert Aliajt, ku Arditi u largua nga emisioni, cili është roli i moderatorit në këto emisione sipas Iva-s? Për më shumnë zbuloni duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, si e shikon Iva tendencën për të bërë zhurmë në televizione?

Kam qenë në të tilla pozita që detyrohem të ndërpresë dikë. Mbaj mend njëherë që më ftuan në një emision. Më merr në telefon një mikesha ime, i them temën, të ftuarit dhe më tha që mezi priste të shkonte në shtëpi që të më shikonte duke debatuar me ta. Më mbeti në mendje kjo gjë që më tha dhe në një orë e gjysmë emision sa herë nisja të merrja fjalën më kujtohej shoqja. Nuk kam folur thuajse fare. Atë natë më kanë ardhur mesazhe ‘sa të bukura sandalet dhe flokët’.(qesh) Kisha dalë në çdo plan duke buzëqeshur. Nuk më ftuan më për 1 vit, isha në një rol perfekt Missi.(qesh) Sa bukur të mos shaheshe në rrjete sociale. Kur bëhesh agresive bëhesh antipatike edhe për njerëzit që të kanë qejf. Një nga të metat e mia në tregun e showbiz-it është që jam bërë shumë e ëmbël për publikun, për mua thuhet se ajo nuk vlen më, është mjalt dhe sheqer me njerëzit. Nuk kam më nerva. Unë kam kontroll sepse kam eksperiencë, nuk merrem me polemika. Jam në gjendje të kontrolloj edhe emocionet duke ditur që çdo gjë që shpreh është për ushqim portalesh. Nuk dua t’i ushqejë më portalet. Ka shumë personazhe që shkojnë në studio enkas për të debatuar.