Celebrities Showbiz

Ja se si e surprizoi Lizzo nënën e saj për ditëlindje…

Këngëtarja, reperja dhe kompozitorja amerikane, e njohur me emrin e saj të artit Lizzo, ndau në llogarinë e saj në TikTok, një surprizë për ditëlindjen e së ëmës. Ajo kishte vendosur ta surprizonte me një garderobë gjigante të mbushur plot me veshje ekstravagante, që mund t’i veshësh në çdo rast. Nëna e saj duket e befasuar dhe përlotet kur kupton surprizën e bërë nga këngëtarja. Lizzo pasi ka postuar videon me momentin kur ka filmuar emocionet e nënës së saj, ajo shkruan:

Që kur babai u nda nga jeta, ti më thua se është e vështirë të vishesh bukur për veten tënde. Nuk mund ta kthej mikun tënde më të mirë, por mund të të jap këtë. Gëzuar ditëlindjen nënë!

@lizzo

Ever since daddy passed u been telling me it’s hard to dress nice for urself. I can’t bring ur best friend back but I can give u this. Happy bday mom!

♬ Rumors (feat. Cardi B) – Lizzo

Videoja e cila numëron mbi 5.6 milion shikime, tregoi nënën e Lizzo-s duke ngrirë në çast, ndërsa kuptoi që veshjet ishin për të. Pasi mësoi suprizën, ajo shpërtheu në lot dhe më pas i dha një përqafim vajzës së saj duke e falenderuar.

Shari i kushtoi një moment vetes para se të vishte një bluzë mëndafshi ngjyrë rozë nga garderoba e saj e re, me një gotë shampanjë dhe një buzëqeshje në fytyrë. Në dhjetor, Lizzo gjithashtu i dhuroi nënës së saj një makinë të re, të markës “Audi” për Krishtlindje.

Rikujtojmë se, Lizzo është përfolur për një marrëdhënie me aktorin Chris Evans. E gjitha nisi me një mesazh që këngëtarja i nisi aktorit kur ishte e dehur. Edhe pse nuk e dimë se çfarë shkruhej në të, Lizzo ka shprehur se ishte paksa ‘turpëruese’. Më pas kanë vazhduar dhe flirtimet e tyre në rrjete sociale. Chris e ka uruar për ditëlindje këngëtaren duke thënë se po ndjehej dhe pak xheloz.

E si të mos mjaftonte kjo, Lizzo përhapi thashetheme se është shtatzënë me fëmijën e aktorit. Videot e saj u bënë virale në TikTok dhe fansat aq deshën. Megjithatë dhe Chris e priti mirë të gjithë këtë situatë dhe e vazhdoi rrjedhën e shakasë.