Tech

Ja veçoritë e reja të iPhone 13, prezantuar nga Apple!

iPhone-t e ardhshëm të Apple, kanë të ngjarë të quhen “iPhone 13 Line” dhe do të vijnë me disa veçori dalluese nga iPhone-t e mëparshëm. Si fillim, “iPhone 13” do jetë në gjendje të bëjë me efektin e turbulltë automatikisht jo vetëm fotot, por edhe videot, duke ofruar opsionin “portrait”, tashmë edhe për video, video-portrait. Kjo mendohet të jetë një nga tre tiparet kryesore të reja të kamerës që do të ketë iPhone. Dy të tjerat do të fokusohen në përmirësimin e regjistrimit të videove dhe mundësive më të mira edituese për foto dhe video.

Gjithashtu, edhe kualiteti i kamerës në përgjithësi do të përmirësohet, duke bërë që edhe fotot në pak dritë, të duken mirë. Bloomberg raporton se iPhone-t e rinj do të kenë një menu filtrash, që do t’i lejojë përdoruesve të aplikojnë një stil unik në fotot e tyre, duke i bërë ato të duken uniformë dhe rrjedhimisht, të përshtatshme për një ‘feed’ të kuruar “Instagrami”.

Raporti i përshkrimit të iPhone-ve të rinj nuk tregon një datë të saktë kur mund të dalin në treg por dihet tashmë se kompania Apple ka tendencë t’i nxjerrë në treg produktet e reja në shtator të çdo viti, me përjashtim të vitit të kaluar, për shkak të pandemisë. Produkte të tjera të reja të Apple që mendohet se janë në punë e sipër për t’u nxjerrë në treg përshijnë: MacBook Pro-s të reja të pajisura me Apple Silicon, Apple Watches, AirPods dhe iPads.

Rikujtojmë se, kompania Apple dha detaje mbi një sistem për të gjetur materiale të abuzimit seksual të fëmijëve në pajisjet e konsumatorëve amerikanë. Para se një fotografi të ruhet në galerinë e telefonit, teknologjia do të gjurmojë nëse ka materiale lidhur me abuzimet. Apple tha se nëse identifikohet diçka e tillë, atëherë përdoruesi i telefonit do të raportohet pranë agjencive të zbatimit të ligjit.

Gjithashtu, kompania Apple ka lançuar së fundmi MagSafe Battery, një pajisje që ngjitet në një mënyrë magnetike me pjesën e pasme të iPhone 12 mini, iPhone 12, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max. Kjo pajisje mundëson jetëzgjatjen e baterisë suaj, kjo për të gjithë ju që punoni tërë kohës me telefon apo jeni në udhëtime të gjata dhe nuk keni asnjë vend ku të karikoni telefonin tuaj.