Celebrities Live From Tirana

“Janë kthyer në gungse, flasin sikur janë në rrugë…”/Arjeta Dhima komenton sjelljen e vajzave në “BBV” dhe jo vetëm!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio për të folur rreth gjuhës së përdorur në “BBV” regjisorja dhe ventrilokuistja e njohur Arjeta Dhima e cila prej 8 vitesh është edhe trajnuese e të folurit në publik. Si e ka parë Arjeta komunikimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. Sa i përket videos virale ku Luizi ndalon Kiarën të përfundojë lojën e saj, si e gjykon Arjeta? Klikoni në këtë link. 

Cila do të ishte teknika në të folur që do të përdorte Arjeta me banorët?

Do të bëja një diferencim midis qënies femër dhe qënies mashkull. Shikoj që femrat janë bërë më shumë seç duhet arrogante dhe shkojnë drejt sjelljes mashkollore, kjo tregon mosbesim të gjinisë tënde. Te meshkujt shikoj minizime, janë të fjetur. Të tregohet forca e jashtme e gjuhës së trupit. Një femër ka një stil ndryshe në mënyrën si flet, si qëndron, janë kthyer në gungse, flasin sikur janë në rrugë. Pastaj edhe mënyra si kujdesen në përditshmëri. Meshkujt nuk duhet t’i shohim me kostume vetëm kur ndodh ndonjë dasmë aty. Janë në publik dhe bëhen dashur padashur objekte të imitueshme. Ka disa sjellje të vajzave aty që nuk përputhet fare me atë çfarë del nga goja e tyre. Flasin të gjithë njëkohësisht, nuk kuptohen se çfarë thonë. Është problem i theksuar i shoqërisë shqiptare. Ne si shoqëri nuk dimë të dëgjojmë.