Health & Beauty Lifestyle

Jeni kuriozë të dini nëse ananasi ndryshon aromën e vaginës? BINGO, jeni në artikullin e duhur!

Një vaginë e shëndetshme mund të ketë një aromë të caktuar veçanërisht pas ciklit menstrual. Nëse vagina juaj ka aromë të fortë dhe të keqe si një erë peshku ose diçka të ngjashme kjo mund të jetë një shenjë se diçka nuk është në rregull, pa u kufizuar në një infeksion bakterial.

Por, a mund ta ndryshojmë aromën e vaginës? Jo!. Ju nuk mund ta bëni vaginën të ketë një erë të caktuar, por aroma mund të ndryshojnë në bazë të shëndetit tuaj. Aroma e vaginës ndikohet që nga mbajtja e higjienës së duhur deri te probleme të caktuara shëndetësore.

Prej kohësh thuhet se ananasi mund të ndikojnë për mirë në aromën e vaginës suaj. Nuk është vërtetuar shkencërisht se ananasi mund të përmirësojë aromën vaginale por thuhet vazhdimisht se ndikon gjithashtu edhe te penisi i meshkujve. Mënyra më e mirë për shmangur një erë të fortë vagine është ruajtja e një pH të shëndetshëm.

Është e rëndësishme të theksohet se vagina nuk supozohet të ketë shije apo erë lulesh ose frutash, por përkundrazi të ketë erë shumë më neutrale. Shmangia e duhanit dhe konsumi i tepërt i alkoolit, si dhe larja e vulvës me sapun dhe ujë të butë, janë të gjitha mënyra për të mbajtur vaginën tuaj të shëndetshme dhe të pastër, për të parandaluar rënien e pH-së.

Është gjithashtu e këshillueshme të përdorni të brendshme të rehatshme dhe të shmangni produktet me aroma, që mund të irritojnë vaginën. Ju duhet gjithashtu të monitoroni shëndetin tuaj seksual dhe të bëni rregullisht teste për sëmundje ose infeksione seksualisht të transmetueshme, pasi ato mund të ndryshojnë lëngun vaginal dhe rrjedhimisht, edhe erën e vaginës.

Rikujtojmë, se sipërmarrja e fundit e biznesit të yllit televiziv Kourtney Kardashian ngjalli një reagim të madh. Ylli u akuzua si një person i tmerrshëm falë faktit që promovoi një sumplement në formë karameleje të re për shëndetin vaginal për miliona fansat e saj. Kourtney lançoi “Lemme” në Instagram, duke inkurajuar ndjekësit e saj që t’i japin vaginës së tyre ëmbëlsinë që meriton dhe ta kthejnë atë në një ëmbëlsirë.