Celebrities Magazine Showbiz

Jeni kuriozë të zbuloni se cilët janë meshkujt më seksi të vitit 2021?!

Tani është ajo periudhë në të cilën zgjidhen se cilët janë meshkujt më të bukur dhe më tërheqës të vitit. Edhe këtë muaj pas sondazheve dhe të gjithë votave është arritur që të zgjidhet për çdo kategori të caktuar nga një mashkull i famshëm. Jeni kuriozë të dini se cilët janë të përzgjedhurit e këtij viti?

Mashulli televiziv më seksi

Jensen Ackles ka një aftësi të mbinatyrshme për të mposhtur konkurrencën në këtë kategori pasi kjo është edhe fitorja e tij e dytë radhazi.

Uploaded image

Mashkulli me selfien më seksi gjatë vaksinimit

Pa marrë parasysh fituesin, këta djem kanë qëlluar të gjithë! Por në fund, Hugh Jackman triumfoi  nga Dwayne “The Rock” Johnson, Maluma, Aaron Paul dhe Princ William.

Uploaded image

Mashkulli me buzëqeshjen më tërheqëse

Mashkulli më seksi i vitit 2020, Michael B.Jordan, dëshmoi se ende ia ka dalë, duke marrë përsëri fitoren në këtë kategori ndaj djemve të tjerë me buzëqeshje të mrekullueshme, duke përfshirë Noah Centineo, Dev Patel, Randall Park dhe Omar Sy.

Uploaded image

Mashkulli me sytë më të bukur

Sytë e Chris Hemsworth janë ato që qëndrojnë mbi fronin e të gjithëve sepse arriti që të mundte yjet që përfshinin Oscar Isaac, Patrick Dempsey, Hasan Minhaj dhe Paul Mescal.

Uploaded image

 Bashkëshorti më seksi

Bravo! Mauricio Umansky i martuar Kyle Richards u votua si bashkëshorti më tërheqës, duke mposhtur Harry Hamlin, Juan Dixon, Bill Aydini.

Uploaded image

Këngëtari më seksi i verës

Ishte Justin Bieber me këngën ‘Peaches’ ai që arriti të mposhte “Montero (Call Me By Your Name)” nga Lil Nas X, “Leave the Door Open” nga Silk Sonic, “Butter” nga BTS dhe “Todo de ti” nga Rauw Alejandro.

Uploaded image

Mashkulli më tërheqës i adoleshentëve

Jacob Elordi ishte ai që me pjesëmarrjen e tij në “Euphoria” arriti të mposhte Cole Sprouse të serialit “Riverdale”, Evan Mock të “Gossip Girl”, Darren Barnet të “Never Have I Ever” dhe Michael Evans Behling të “All American”.

Uploaded image

Mashkulli me theksin më të bukur

Lexuesit dhe dëgjuesit do të donin të largoheshin dhe të shkonin në Skoci së bashku me zërin dhe theksin e Sam Heughan të ‘Outlander’.

Uploaded image

Atleti më seksi

Lojërat Olimpike Verore na dhanë shumë mendime në lidhje me zgjedhjet e atletëve por ishte Caeleb Dressel dhe fiziku i tij që morën medaljen e artë nga sondazhet e lexuesve.

Uploaded image

I dashuri më seksi në internet

Ishte aktori i njohur Keanu Reeves që mposhti madje edhe yjet që përfshinin Timothée Chalamet, Harry Styles, Winston Duke dhe Pete Davidson.

Uploaded image

Superheroi me seksi

Nuk kishte si të ishte ndryshe! Chris Evans është shpallur superheroi më seksi, duke lënë pas Sebastian Stan, Tom Holland, Daniel Kaluuya dhe Simu Liu.

Uploaded image

Mashkulli  i sapo ndarë më tërheqës

Në këtë kategori është shpallur Simon Baker, përpara Tyler Cameron, Blair Underwood, Alex Rodriguez dhe Bill Gates.

Uploaded image

I sapormartuari më seksi

Justin Hartley është zgjedhur si mashkulli i sapomartuar dhe më seksi.

Uploaded image

Mashkulli më seksi i TikTok-ut

William White e bëri rrëmbeu vendin e parë mbi yjet e tjerë të TikTok, Bretman Rock, Noah Beck, Santea dhe Frankie Jonas.

Uploaded image

Kryekuzhinieri më seksi

Antoni Porowski u konsiderua si kuzhinieri më tërheqës televiziv duke lënë pas Eddie Jackson, Gordon Ramsay, Guy Fieri dhe Ludacris.

Uploaded image