Health & Beauty Lifestyle

Jeni të fiksuar pas alarmit?! Mjeku shpjegon sa e dëmshme është për shëndetin!

Vendosja e rregullt e alarmit për zgjim mund të jetë rrezik për shëndetin, paralajmëron mjeku i specializuar për çrregullimet e gjumit, Alexander Kalinkin. Zgjimi me ndihmën e një alarmi për shumë njerëz duket se është një fillim krejtësisht i natyrshëm i ditës, por mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve të rënda.

Në disa situata, siç është një udhëtim i planifikuar, alarmi mund të përdoret në përputhje me situatën. Por, nëse njeriu e bën vazhdimisht, pasoja është privimi kronik i gjumit, pra pagjumësia kronike.

Ai vuri në dukje se mungesa e gjumit mund të jetë shkas për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme.

Nëse kohëzgjatja e gjumit zvogëlohet fjalë për fjalë për një orë në krahasim me normën, e cila për shumicën e njerëzve është nga shtatë në nëntë orë, kjo sjell një ndryshim në mënyrën se si ndihet një person, dëmtim të cilësisë së jetës, përgjumje, dëmtim të aktivitetit shoqëror, si dhe shtyrja dhe vonesa e detyrimeve. Madje ka një ndryshim në aktivitetin e gjenomit njerëzor dhe jo për mirë. Domethënë është një shkas për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, çrregullimeve endokrine dhe rënies së imunitetit.

Shumë prej nesh ëndërrojnë për një gjumë të mirë të natës dhe një mëngjes të bukur pa zhurmën e alarmit. Duket sikur gjithçka që na nevojitet është gjumi dhe jeta do të përmirësohet menjëherë pasi të flemë sa të duam. Megjithatë, gjumi në fakt mund të kthehet nga miku ynë në ‘armik’ nëse kënaqemi me të pa asnjë kufi. “Bright Side” shpjegon pse gjumi i tepërt ka efekte anësore.

Ne kalojmë 3.5 muaj të jetës sonë duke fikur butonin e alarmit në mëngjes. E kush nuk dëshiron të flejë disa minuta më shumë para se të nisë një ditë të ngarkuar me punë e ndoshta me shumë stres?! Por, rezulton se fjetja më shumë gjumë pasi bie alarmi juaj mund të ndikojë në peshën, lëkurën dhe madje edhe shëndetin tuaj riprodhues. Ja çfarë shkakton ky zakon i përsëritur në gjëndjen tuaj shëndetësore.