Celebrities Film & Tv Showbiz

Jennifer Coolidge: “Kam fjetur me 200 burra falë rolit në filmin “American Pie”!

Aktorja e njohur, Jennifer Coolidge është mjaft e njohur për rolin e saj në filmin “American Pie”, por ajo që ne nuk dinim është se ajo ka fituar nga ky film më shumë se sa thjesht një çek. Ajo ka zbuluar se ky rol në komedinë e vitit 1999, e ka ‘ndihmuar’ atë të shkojë me 200 burra.

Ndërsa ajo është e njohur edhe për rolin e saj në “Legally Blonde” dhe së fundmi në “White Lotus”, 60-vjeçarja tha se roli në “American Pie” i solli asaj më shumë kënaqësi sesa thjesht famë. Në një intervistë për “Variety” aktorja ka zbuluar se ka fjetur me 200 persona për shkak të rolit të saj.

Kam pasur shumë kërkesa duke qenë një ‘MILF’ dhe mora shumë veprime seksuale nga “American Pie”. Kishte shumë përfitime për të bërë atë film. Dua të them, ishin rreth 200 njerëz me të cilët nuk do të kisha fjetur kurrë më parë.

Ajo ka luajtur personazhe të ngjashëm që pas rolit si mamaja e Stifler-it, por roli i saj si Tanya McQuoid në “White Lotus” i ka dhënë asaj një nominim të parë për Emmy dhe një kalim të shpejtë në sezonin e dytë si personazhi i vetëm kryesor që mori pjesën pa bërë audicion. Në fakt, aktorja e “Best in Show” zbuloi se ajo pothuajse nuk e kishte lejuar veten të luante rolin. Tani, ajo po përgatitet për sezonin e dytë, i cili transmetohet në tetor 2022.

Rikujtojmë se, aktorja e njohur Jennifer Coolidge ka zbuluar se ka dashur të refuzojë rolin e saj ikonik në “White Lotus” sepse mendonte se ishte shumë e shëndoshë për rolin, për shkak se e kishte tepruar me ushqimin gjatë pandemisë. Ylli i “Legally Blonde” tha se ka shtuar rreth 15 kilogramë. Coolidge zbuloi se ajo i tha shoqes së saj se po e refuzonte ofertën sepse ishte shumë e shëndoshë.