Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kapen sërish duke bërë sherr në makinë!

Prej kohësh po përflitet që dyshja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë në një krizë martesore. Së fundmi, regjisori i njohur është parë tejet i tensionuar teksa në momentin që Lopez futet në makinë ai i “përplasë në fytyrë” derën e makinës duke lënë të nënkuptohet që mes tyre ka pasur një debat. Së fundmi, dyshja është parë sërish në publik teksa po grindeshin.

Çifti, i cili ka më pak se një vit të martuar, po udhëtonte me makinë në Beverly Hills, kur u ndalën në një semafor të kuq dhe u përfshinë në një bisedë të zjarrtë. Fotot e kapura nga një turist evropian dhe të marra ekskluzivisht nga DailyMail.com tregojnë regjisorin dhe aktorin e njohur teksa flet me nerva duke iu drejtuar këngëtares. Teksa Ben Affleck po fliste me tone të larta në dukje, Jennifer Lopez shfaqej më e qetë.

Ndërkaq, Lopez dhe Affleck filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2002 dhe u fejuan në vitin 2003. Ata njoftuan ndarjen e tyre në fillim të vitit 2004. Në pranverën e vitit 2021, çifti rindezin romancën e tyre dhe u martuan në vitin 2022. Gjatë një paraqitje në “The Drew Barrymore Show” aktori i “Air” zbuloi se çfarë do të ndryshonte gruaja e tij tek ai, pavarësisht se ajo “kurrë” nuk e pranoi këtë.

Rikujtojmë, se Lopez dhe Affleck do të bashkohen sërish pas thuajse 20 vjetësh në një film. Filmi i prodhuar nga kompania e Affleck dhe Matt Damon, “Artists Equity”, bazohet në një dramë sportive që tregon historinë e vërtetë të Anthony Robles, një mundës që lindi me një këmbë dhe arriti të fitojë kampionatin kombëtar në Universitetin e Arizonës.