Celebrities Gossip Showbiz

“Jetova pak javë kur më dashuronte…” Ronela Hajati ngre dyshime me postimin e saj më të fundit!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe postime shpeshherë dhe shumë ‘funny’. Megjithatë, duke lënë pas anën e saj karizmatike, një nga Instastory-t më të fundit të bukuroshes ajo na ka lënë të dyshojmë paksa me atë që ka shkruar dhe që duket si një citim romantik edhe pse nuk dihet se fjalët e kujt janë:

“Jetova pak javë  kur ajo më dashuronte…”

Artisja ka publikuar dy bashkëpunime për këtë sezon veror, një me Marselin para një muaji që ka mbi 3 milion klikime dhe dueti me artistin Olsi Bylyku. ‘Si ke mujt’ në vetëm dy ditë ka arritur afro 1 milion klikime në platformën YouTube.