Celebrities Gossip Showbiz

Johnny Depp dhe Rihanna bëhen bashkë, çfarë po “zien” mes dyshes së famshme?

Thuhet se diva e muzikës pop Rihanna ka vendosur që në shfaqjen e saj të ardhshme të modës “Savage x Fenty” të ketë një personazh të famshëm të Hollywood-it të ftuar dhe ai është Johnny Depp. Këngëtarja e hitit “Lift Me Up” do të transmetojë shfaqjen e saj të katërt të modës këtë të premte në Amazon Prime Video, ku do të marrin pjesë modelet e famshme si Cara Delevingne dhe Irina Shayk me koleksionet e saj më të fundit të të brendshmeve.

Ndërsa përsa i përket muzikës, ajo ka përzgjedhur këngëtarët Anitta dhe Burna Boy. Thuhet se aktori i filmit “Pirates of the Caribbean” Johnny do të shfaqet si i ftuar special, por ai nuk do të kalojë në pistë. Sipas TMZ, Rihanna dhe ekipi i saj iu drejtuan Johnny-t për ta ftuar atë të merrte pjesë dhe ai ishte mëse i emocionuar ta pranonte ftesën. Përfshirja e aktorit padyshim që do t’i emocionojë të gjithë.

Johnny ka qenë i martuar me aktoren e njohur Amber Heard, për një vit dhe martesës së tyre i erdhi fundi në vitin 2016. Pas një gjyqi gjashtë-javor, juria zbuloi se Amber kishte shpifur për aktorin dhe të dyja palëve iu dhanë dëmshpërblime të ndryshme. Që nga fitorja e tij, Johnny filloi një turne me Jeff Beck gjatë verës dhe publikoi një album me muzikantin, ndërsa ai do të ribashkohet edhe me grupin e tij, “Hollywood Vampires” në vitin e ardhshëm.

Rikujtojmë, se Rihanna më në fund ka publikuar pas 6 vitesh këngën e saj më të re të titulluar “Lift Me Up”, muzika e saj e parë ‘solo’ që nga albumi “Anti” që u publikua në vitin 2016. Kënga është paraqitur në kolonën zanore të vazhdimit “Black Panther: Wakanda Forever” dhe i kushtohet aktorit të ndjerë Chadwick Boseman.

Ndërkaq, gjyqi i famshëm i aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard, i cili përfshinte dëshmi të bujshme, duke përfshirë akuzat për xhelozi ndaj aktorit James Franco, është kthyer në një film vetëm katër muaj pas vendimit final. Një ‘trailer’ për “Hot Take: The Depp/Heard Trial” u publikua së fundmi me Mark Hapka dhe Megan Davis në rolet kryesore.