Celebrities Gossip Showbiz

Ka ndeshje në ring por ka edhe “ndeshje” jashtë tij/Conor McGregor sërish i përfshirë në një sherr viral!

Përveçse një boksier i njohur, Conor McGregor njihet edhe për natyrën e tij agresive jashtë ringut. Së fundmi, ai është përfshirë në një sherr të dhunshëm në Romë, ku thuhet se sulmoi DJ italian, Francesco Facchinetti. Disa orë pasi djali i tij u pagëzua në Vatikan, McGregor dyshohet se e goditi në fytyrë Facchinetti-n dhe i theu hundën.

Francesco Facchinetti pretendon se sulmi ishte i pa provokuar dhe se ai dhe gruaja e tij kishin qenë duke festuar me McGregor dhe të fejuarën e tij, para se kampioni i UFC ta gjuante me grusht para 10 dëshmitarëve.

Ai më sulmoi pa arsye pasi folëm për më shumë se dy orë dhe gjithashtu u argëtuam së bashku. Mund ta kisha mbyllur gojën dhe të mos i thoja asgjë askujt, por meqenëse jam këtu, duhet të them se ai person është vërtet i dhunshëm dhe i rrezikshëm.

Facchinetti tha se kishte në plan ta padiste boksierin e njohur. Ndërkaq, gruaja e Facchinetti, Wilma dha versionin e saj në rrjetin social Instagram, duke shprehur se:

Për fat të mirë, Francesco ishte shumë afër, kështu që ai nuk mund ta gjuante më fortë. Francesco fluturoi, ra në tavolinë dhe pastaj në tokë. Gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte: ‘Po bën shaka? A është shfaqje?’ Pastaj unë u paralizova. U ktheva dhe pashë që miqtë e tij po e mbanin në mur, sepse donte të vazhdonte ta rrihte Francesco-n. Pastaj e morën. Francesco ishte gjakosur. Doja ta ndihmoja dhe rojet na larguan.

Rikujtojmë, se kjo nuk është hera e parë që Conor McGregor bën bujë me sherret e tij. Ai dhe reperi amerikan Machine Gun Kelly u grindën fizikisht në tapetin e kuq të “MTV Video Music Awards”. Gjithashtu në vitin 2019, boksieri u akuzua për sulm, pasi goditi një burrë në një bar të Dublinit.