Celebrities Music Showbiz

Kantautori i njohur italian pret një fëmijë nga partnerja e tij 26 vite më e re…

Kantautori i famshëm italian, Gigi D’Alessio do të bëhet baba për herë të pestë. Ky lajm është konfirmuar nga vetë mediat italiane që kanë publikuar disa foto ekskluzive të D’Alessio-s, i cili shfaqet i lumtur në bordin e një jahti përkrah partneres së tij, Denise Esposito, e cila është 26 vite më e re në moshë. Esposito shihet në foto me barkun e rrumbullakosur teksa Gigi e ledhaton. Fëmija pritet të vijë në jetë gjatë muajve të vjeshtës.

Nga ana tjetër ish-partnerja e kantautorit, Anna Tatangelo është fotografuar me të dashurin e saj të ri, reperin Livio Cori. Anna është fotografuar për herë të parë teksa shkëmbente puthje me të dashurin e ri, Livio Cori. Për të dy ishte folur prej muajsh që janë në një lidhje, por asnjëherë nuk kishte prova që e dëshmonin këtë gjë. Në plazh këngëtarja përfshihet nga pasioni dhe e shtrirë në shezlong puth reperin nën sytë kuriozë të paparacëve të ‘Chi’, që kanë realizuar fotot.

Gigi D’Alessio dhe Anna Tatangelo kanë qenë një nga çiftet më të dashura të botës së spektaklit dhe ndarja e tyre mërziti shumë fansa. Megjithatë ata vazhdojnë të ruajnë respektin dhe të kenë një marrëdhënie miqësore për shkak të djalit të tyre të quajtur Andrea.