Celebrities Showbiz

Kanye West nuk zhgënjen për të tërhequr vëmendjen, nga shapkat me diamante e deri tek përqafimi i ngrohtë me ish-in…

Teksa vetëm një ditë më parë Kanye West tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut në rrjete sociale teksa postoi një thënie ku shprehej se e kuptonte se si ndiheshin britanikët pasi edhe ai ka humbur ‘mbretëreshën’ e tij. Ndërsa ai nuk përmendi askënd, spekulohet se ai i referohej ish-gruas së tij Kim Kardashian si ‘mbretëresha’. Postimi i tij i fundit i la fansat të habitur pasi shumë menduan se ai donte të pajtohej me ish-bashkëshorten.

Megjithatë, vëmendja e reperit Kanye West u përqendrua te një ish-partnere tjetër së fundmi, teksa ai u takua me ish-të dashurën e tij Irina Shayk në shfaqjen e Javës së Modës në Londër të markës Burberry në Bermondsey. Reperi arriti të tërhiqte vëmendjen gjatë paraqitjes së tij ku u shfaq i veshur në të zeza.

Që prej lidhjes së tij të shkurtër me Irina-n, Kanye ka shijuar një romancë me Chaney Jones, 24 vjeçe dhe më pas ka pasur një romancë me supermodelen Candice Swanepoel, 33 vjeçe. Teksa u ribashkua me bukuroshen ruse Irina në pasarelën e Burberry, reperi bëri një buzëqeshje ndërsa e përshëndeti me një përqafim të ngrohtë. Por po ashtu, Kanye mori vëmendjen me zgjedhjen e tij të pazakontë të këpucëve, jo vetëm me shapkat e tij të zbukuruara me diamante që bien në sy, por edhe sepse ai zgjodhi t’i vishte me çorape të zeza.

Së fundmi, reperi i njohur Kanye West ka thënë se është i hapur për një rikthim në politikë, duke mos u ndikuar aspak nga dështimi në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. Reperi, babai i të cilit luftoi me kancerin në stomak në 2018, tha se do të punojë për të kuruar sëmundjen dhe se do të ndihmojë në promovimin e ajrit të pastët dhe ushqimit të shëndetshëm.