Sport

Katar 2022, gjeniu Messi shënoi në ndeshjen e tij të 1000-të!

Lionel Messi festoi ndeshjen e tij të 1000-të si futbollist profesionist, duke shënuar golin e hapjes, dje në fitoren 2-1 të Argjentinës kundër Australisë, për një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës, “Katar 2022”.  Goditja e minutës së 35-të të Messit ishte goli i tij i 789-të që nga debutimi i vitit 2004, i pari i tij ndonjëherë në një ndeshje eliminatore të Kupës së Botës dhe i nënti në total në turneun botëror me të cilin ai kaloi një përpara ikonës tjetër të Argjentinës, Diego Armando Maradona.

Australia nuk i kishte lënë hapësirë rivalëve, përpara se të mposhtej nga gjeniu Messi. Të premten kundër Holandës, fitorja i dha Argjentinës një datë çerekfinale. Po dje, holandezët mundën amerikanët me rezultatin 3-1 në ndeshjen tjetër të 1/16-ave.

Ky do të jetë takimi i tyre i gjashtë në Kupën e Botës, pasi Argjentina fitoi 3-1 finalen e vitit 1978, humbi çerekfinalen e 1998-ës me rezultatin 2-1, si edhe fitoi gjysmëfinalen e 2014-ës me penallti 4-2, pas një barazimi 0-0. Messi, i cili shpreson të fitojë përfundimisht Kupën e Botës, në përpjekjen e tij të pestë e të fundit, u shpreh:

Ne e kishim lojën nën kontroll dhe mund të kishim shënuar një tjetër. Ne pothuajse u ndëshkuam për këtë në minutën e fundit. Kishte disa momente të frikshme, por ia dolëm. Nuk ishte e lehtë, por jam shumë i lumtur që kemi kaluar. Ne duhet të luajmë çdo tre ditë, por me padurim prisnim të luanim para tifozëve tanë. Ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku, si ekip.

Francë-Poloni më 16:00 e Angli-Senegal në orën 20:00 të mbrëmjes janë dy sfidat që luhen sot në Kupën e Botës “Katar 2022”. Ndërkohë, Holanda nuk e përjashton mundësinë që të bëhet kampione bote në Katar edhe pse ka një rrugë të gjatë përpara.

Një ditë më parë, pas një fitoreje 3-1 ndaj Shteteve të Bashkuara, skuadra e Van Gaal-it kaloi në çerekfinale ku do të përballet me Argjentinën e Lionel Messit. Memphis Depay dhe Daley Blind shënuan në pjesën e parë, me të shkëlqyerin Denzel Dumfries, i cili asistoi në dy golat e parë të Holandës, duke vulosur fitoren pasi Haji Wright kishte shënuar për Shtetet e Bashkuara.