Tech

Kategorikisht kundra inteligjencës artificiale, Elon Musk thotë se qeveria duhet të ndërhyjë!

Së fundmi miliarderi Elon Musk tha se qeveria duhet të jetë gati të ndërhyjë nëse inteligjenca artificiale del jashtë kontrollit. Gjatë pjesës së dytë të një interviste me prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, Musk tha se do të ishte veprim i zgjuar nëse qeveria krijon një lloj plani ku mund të mbyllë qendrat e shërbimit që fuqizojnë programet e Inteligjencës Artificiale (AI). Ai u shpreh:

Nuk kemi nevojë t’i hedhim në erë, thjesht ndërpritjani energjinë. Nëse ka diçka për të cilën ne jemi të shqetësuar dhe nuk jemi në gjendje ta ndalojmë atë me komandat e softuerit, atëherë ndoshta do të dëshirojmë të kemi një lloj ndërprerësi të fikjes së harduerit.

Musk është një nga shumë drejtuesit e teknologjisë që kërkon rregullimin e AI-s. Muajin e kaluar, Musk së bashku me disa ekspertë të tjerë të AI-s, përfshirë bashkëthemeluesin e Apple, Steve Wozniak, nënshkruan një letër të hapur duke bërë thirrje për një pauzë në zhvillimin e AI-s.

Musk thuhet se është gati të hedhë modelin e tij të AI konkurrent të ChatGPT. Fusha e inteligjencës artificiale muajt e fundit ka përjetuar një shpërthim të paprecedentë me modele të tilla si ChatGPT ose GPT4. Sipas raporteve pronari i Twitter po planifikon një kompani të AI për të konkurruar me OpenAI, i cili krijoi ChatGPT.

Së fundmi shefi i Twitter, ka kërcënuar se do të padisë Microsoft-in, pasi akuzoi gjigantin e teknologjisë për përdorimin e të dhënave nga kompania e tij e mediave sociale pa leje. “Ata stërviteshin ilegalisht duke përdorur të dhënat e Twitter. Koha për një padi”, tha multi-miliarderi në një postim në Twitter.