Celebrities Gossip Showbiz

Kë ‘thumbon’ Capital T me anë të postimit më të fundit?

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit.

Reperi përflitet jo shumë lidhur me jetën e tij private, mirëpo kur ndodh bëhet kryefjalë e mediave. Disa orë më parë Kapo ka ndarë në rrjete sociale një Instastory që duket se ‘thumbon’ shumë ashpër dhe nga shprehja kuptohet se i drejtohet vajzave apo një vajze, por nuk dimë nëse është specifike për dikë apo në përgjithësi.

Gjyshja më thoshte të mbaja gjithmonë 3 dollarë në xhep për t’i blerë një vajze një limonadë. Gjyshe, t’u prehtë shpirti në paqe po këto k*rva duan çizme firmato.

‘Dukat’ quhet surpriza më e re e Kapos që u publikua para vetë disa ditësh. Për këtë projekt, reperi është shprehur shumë entuziast dhe si një artist që numëron mjaft hite në repertorin e tij nuk na zhgënjeu as këtë herë.

Surpriza që Kapo përgatiti për ndjekësit e tij ishte solo, një ndër të paktat projekte që nuk është një duet pasi kjo verë padyshim na ka sjellë shumë të tilla. E lidhur me këtë, artisti ka zgjedhur të ‘thumbojë’ kolegët e tij me anë të një postimi në Instastory