Celebrities Gossip Showbiz

Capital T ‘thumbon’ ashpër kolegët: “Vera e bashkëpunimeve, unë po vij vetë!”

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit.

Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij. Së fundmi ai na ka paralajmëruar se do të publikojë një këngë të re menjëherë pas suksesit me bashkëpunimin me Alban Skënderaj.

Surpriza që Kapo ka përgatitur për ndjekësit e tij do të jetë solo, një ndër të paktat projekte që nuk është një duet pasi kjo verë padyshim na ka sjellë shumë të tilla. E lidhur me këtë, artisti ka zgjedhur të ‘thumbojë’ kolegët e tij me anë të një postimi në Instastory disa minuta më parë, teksa shkruan:

Vera e bashkëpunimeve, unë po vij vetë.

‘Dukat’ quhet surpriza më e re e Kapos që do të publikohet ditën e sotme në orën 18:00. Për këtë projekt, reperi është shprehur shumë entuziast dhe si një artist që numëron mjaft hite në repertorin e tij nuk besojmë se do të na zhgënjejë.